Gjobëvënësit e Shkodrës, arrestohen gjatë natës edhe dy të tjerë

05/03/2017 00:00

Policia njoftoi se gjatë natës arrestoi edhe dy persona të tjerë, si pjesë e grupit kriminal në Shkodër, që vendoste gjoba ndaj bizneseve të këtij qyteti.

Me arrestimin e Ibrahim Liçi, 24 vjeç, dhe H. L., 16 vjeç, shkon në 9 numri i personave të ndaluar, ndërsa sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, aktiviteti i tyre zhvillohej prej 5 muajsh.

Në operacionin e arrestimit të tyre u angazhuan një ditë më parë edhe forcat RENEA. Burime nga grupi hetimor thanë se janë rreth 200 biznese, që çdo muaj paguanin gjobën te personat në fjalë.

Të arrestuarit akuzohen për “shtrëngim me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë” dhe “krijimin e grupit të armatosur kriminal”.

Top Channel