Granata dhe ndezësa në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari

03/03/2017 00:00

Një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me jetë djalin dhe bashkëshorten e tij. Por gjatë kontrollit policia i ka gjetur në shtëpi dhe municione.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku Kudret Pekmezi ka kërcënuar familjarët e tij për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjetën 2 granta ofensive, 5 ndezës grantash dhe një sasi e vogël lënde plasëse.

Top Channel