Godet drejtorin e shkollës, arrestohet 18-vjeçari

03/03/2017 00:00

Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi ka goditur me sende të forta drejtorin dhe nëndrejtoreshën e shkollës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Aldo Troski tek “Shkolla e Bashkuar” në Farkë të Madhe ka goditur me sende të vorta Xh. Q, 56 vjeç drejtori i kësaj shkolle, dhe nëndrejtoreshën O.I, 36 vjeçe.

Mësohet se Troski është një nxënës problematik i kësaj shkolle. Ndaj 18-vjeçarit rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.

Top Channel