Policia e Shtetit vijon operacionin masiv antikanabis, 4200 forca policie

02/03/2017 00:00

Policia e Shtetit vijon operacionin masiv në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga toka dhe ajri.

Kontrolle të imtësishme janë bërë nga policitë vendore në çdo magazinë, depo, tunele, sera dhe ambiente të braktisura. Gjithashtu vende kontrolli janë dhe zonat ku 10 vitet e fundit janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara.

Në këtë operacion janë përfshirë rreth 4200 punonjës policie,  ku është dhe FNSH me helikopter për kontrollin e zonave me risk e në terren të vështirë malor. Operacioni do të vijojë.

Top Channel