Arrestohet punonjësi i Gardës, u aksidentua në gjendje të dehur

02/03/2017 00:00

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga pasi në orët e vona të natës së kaluar është përfshirë në një aksident rrugor, ndërsa më pas ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Në pranga është vënë gardisti Genci Ademaj, 29 vjeç. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të së mërkurës, ku automjeti i drejtuar nga punonjësi i Gradës është përplasur me një automjet tjetër.

Sipas policisë, pas kontrolleve rezultoi se Ademaj kishte përdorur alkool mbi normat e lejuara.

Top Channel