3 kg heroinë në kroskotin e makinës, arrestohet 34-vjeçari

02/03/2017 00:00

Tre kilogramë heroinë është sekuestruar nga policia e kakainës, ndërsa është vënë në pranga një 34-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë së Gjirokastrës bëjnë të ditur se sasia e drogës u gjet në mjetin e Endrit Zeqos, nga Fieri. Ai ishte duke dalë nga Shqipëria, kur në një vend të përshtatur poshtë kroskotit kishte disa pako me heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën 6 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 3 kg. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel