Aksident në Don Bosko, makina del nga rruga

01/03/2017 00:00

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në kryeqytet, në afërsi të zonës së “Don Boskos”.

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me reklamat e trotuarit në krahun tjetër të saj.

Aksidenti u raportua në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel.

Automjeti tip Benz, fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale pa të lenduar.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka kaluar në kundërvajtje semaforin, gjë që mendohet se ka qenë edhe shkaku i aksidentit.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel