Kultivimi i kanabisit, 18 të ndaluar në Shkodër

28/02/2017 00:00

Me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, policia lokale dhe FNSH kanë ndaluar 18 persona, të dyshuar si të përfshirë në kultivim të lëndëve narkotike.

Mes personave të ndaluar në kuadër të hetimit të prokurorisë së qytetit verior janë edhe dy kryepleq të njësisë administrative Pult, si dhe një efektiv i forcave speciale.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kishin detyra të ndryshme për përgatitjen e lëndës narkotike.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në faza të ndryshme gjatë muajve të fundit, kultivuesve u janë identifikuar dhe shkatërruar parcela me rreth 100 mijë rrënjë kanabis.

Sipas një njoftimi për shtyp, rolet kyçe në këtë aktivitet kriminal i kishin Dritan lisaj dhe Gjin Lushi, kryepleq të njësisë administrative Pult; si dhe Ardian Loci, efektiv i FNSH-së, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore.

Ndërsa të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e kanabisit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel