Grabitja me lodër, i maskuar sulmoi kazinonë, “arma” i ra në dalje
12/02/2017 00:00
Nën kërcënimin e një pistolete lodër, një i ri arriti të grabiste një shumë prej 30 mijë lekësh në një kazino, mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.
Grabitja është filmuar nga kamerat e subjektit.
Grabitësi: Nxirri lekët shpejt, shpejt. Shpejt, të tjerat. Lëviz, të thash.
Arkëtarja: Kemi kalamaj more djalë…
Grabitësi: Shpejt nxirri lekët, të gjitha.
Në dalje të kazinosë, një punonjës i sigurisë u përpoq ta ndalte, por grabitësi arriti të largohej duke lënë pas vetëm armën lodër. Policia ndërkohë ka disa shenja të grabitësit dhe ka nisur hetimet.
Top Channel