Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vienë, dënohet me 15 vite burg 21 vjeçari austriak Lufta kundër globalizimit dhe Islamit radikal janë në qendër të platformës politike të Marin Le Pen, të cilën liderja e Frontit Nacional e publikoi të dielën.
Kandidatja për zgjedhjet presidenciale franceze tha për mbështetësit e saj në qytetin lindor të Lionit se globalizimi po i mbyste gradualisht komunitetet.
Për lideren e së djathtës ekstreme, Bashkimi Europian është një dështim dhe nëse përpjekjet për rinegocimin e kushteve më Brukselin do të dështojnë, ajo premtoi një referendum të stilit “Brexit”.
Me pretendimin se Fronti Nacional ishte partia e popullit francez, Le Pen tha se dëshironte një vend të pavaur, të lirë e demokratik.
Duke iu referuar sulmit me thikë në muzeun e Luvrit, ajo paralajmëroi për rrezikun e Islamit radikal duke pikturuar një panoramë të errët të Francës, nën kthetrat e fondamentalizmit islamik. Në Francë jetojnë rreth 5 milionë myslimanë, minoriteti më i madh islamik në Europen Perëndimore.
Edhe ish-bankieri e kandidati i pavarur, Emanuel Macron, që ka rezultuar si surpriza e këtyre zgjedhjeve, prezantoi në Lion vizionin e tij për Francen pro europiane e pro tregtisë së lirë.
Ish-ministri socialist i ekonomisë krijoi partinë e tij En Marche vetëm vitin e kaluar, por pas skandalit financiar që ka përfshirë kandidatin e qendrës së djathtë, Fransua Fillon, shanset e Macron për të sfiduar Le Pen-in në balotazh, janë rritur.
Raundi i parë i zgjedhjeve në Francë mbahet më 23 prill.
Top Channel