Digjet nënstacioni i Kasharit, një pjesë e Tiranës pa drita e ujë
16/01/2017 08:10
Si pasojë e një zjarri të rënë në nënstacionin e Kasharit janë djegur të gjitha fidrat 20 kilovolt, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës së Kamzës, Kasharin si dhe autostradën në të dyja anët e saj.
Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02.30 të natës dhe menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, pa furnizim kanë mbetur edhe stacionet e pompimit në Bërxullë, Laknas dhe autostradë, duke lënë pa ujë të pijshëm Yzberishtin, Kodër-Kamzën, Fushë-Mëzezin dhe fshatrat Bërxullë, Domje dhe Laknas.
Top Channel