Në liri me kusht në Francë, Haradinajn e pret viza amerikane

13/01/2017 00:00

Ndërkohë që udhëheqësi i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbetet ende në Francë, edhe pas lirimit me kusht, ku u arrestua disa ditë më parë prej një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, një lajm i mirë duket se ka mbërritur për të.

Bëhet fjalë për një ogur të mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë njoftim e ka dhënë bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, sipas së cilës çiftit Haradinaj i janë miratuar kërkesat e tyre për vizë amerikane.

“Pas shumë ditëve në ankth, sot më në fund më erdhi një lajm i mirë. Kërkesat për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës na janë aprovuar! Ramush hajde më shpejt, vizat po na presin”, shkruan ajo.

Top Channel