Morinë, arrestohet i kosovari i ISIS

29/12/2016 00:00

Antiterrori në Shqipëri, bashkë me policinë kufitare të Morinës  arrestuan këtë të enjte një 30-vjeçar të kërkuar nga drejtësia kosovare nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në luftimet në Siri në radhët e ISIS.

Pasi është marrë në pyetje, Enis Begolli i është dorëzuar autoriteteve kosovare, ndërkohë që thuhet se ka qenë në shoqërinë e disa personave të tjerë nga Kosova, të cilët janë lënë të lirë.

Ai rezulton i liruar me kusht, ndërkohë që në prill të këtij viti ai është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 4 vite burg për pjesëmarrje në luftime përkrah një organizate terroriste. Së bashku me të iu nënshtruan akuzës së prokurorisë edhe 10 persona të tjerë.

Për Enis Begollin prokuroia ka dyshime se ka udhëtuar gjatë tetorit 2013 nga Turqia drejt Alepos, ku edhe ka qëndruar për gati 3 muaj në një kamp stërvitor.

Por për shkak të gatishmërisë edhe për festat e fundvitit, Antiterrori vijon të mbajë nën mbikëqyrje brenda vendit personat me prirje ekstremiste fetare dhe ka dyshime se Begolli kishte kontakte me këta persona.

Policia shqiptare është e rezervuar për të dhënë informacione, por ajo që dihet është se 30-vjeçari kosovar ka jetuar më herët, nga 2009 deri në 2013 në Francë, ku edhe rezulton i martuar me një franceze.

Top Channel