Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Shkodër-Koplik

28/12/2016 00:00

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Vrakë”. Sipas policisë, automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe akoma i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Top Channel