Zgjedhjet në Drenas, KQZ: Pjesëmarrja 45.49 %

18/12/2016 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përgjatë një konferencë të mbajtur për media ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet në Drenas, janë mbyllur në orën 19:00.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se në zgjedhje kanë marrë pjesë 23,861 persona apo 45,49 për qind.

Daka gjithashtu ka theksuar se procesi zgjedhor në Drenas, ka shkuar mirë, “pa ndonjë parregullsi e cila do të cenonte integritetin e zgjedhjeve”.

KQZ ka njoftuar se në orën 22:00, pritet të dal me rezultatet e para për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Drenasit.

Top Channel