Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur kundër ndërtimit të murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.
“Ndërtimi i mureve nuk i bën bashkë njerëzit e Kosovës. E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”, ka shkruar ai në Twitter.
Në kuadër të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për rivitalizimin e urës mbi Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo në vend të rivitalizmit të saj u ndërtua një mur i lartë mbi dy metra.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha javën e kaluar se muri në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, do të trajtohet sipas ligjit. Ndërsa kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç ka thënë se muri i ndërtuar në veri do të ulet.
Top Channel