Kosovë, balotazh në Drenas mes PDK-së dhe NISMA-s

05/12/2016 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, pasi janë numëruar 70 nga 72 vendvotime (97.22%) ka bërë publik rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit. Sipas këtij rezultati, do të shkohet në balotazh.

Ramiz Lladrovci e Isa Xhemajlaj do të përballen sërish për të zgjedhur kreu e komunës së Drenasit.

Sa i përket rezultateve, në listën e mëposhtme janë votat e grumbulluara nga secili kandidat:

Ramiz Lladrovci (PDK) – 45.54% (9.011 vota)
Isa Xhemajlaj (NISMA) – 26.56% (5.255 vota)
Xhavit Drenori (kandidat i pavarur) – 12.32% (2.437 vota)
Elmi Thaçi (AKR) – 7.54% (1.491 vota)
Bedri Nika (LDK) – 5.26% (1.041 vota)
Vehbi Berisha (FJALA) – 2.62% (518 vota)
Nazim Bazaj (kandidat i pavarur) – 0.12% (24 vota)
Rrahim Elshani (kandidat i pavarur) – 0.04% (8 vota)

Sipas këtij numërimi, fletëvotimet e vlefshme janë 19.782, ndërsa të pavlefshme 703 të tilla. Në këto zgjedhje kanë votuar 21.318 votues, ose 40.55%. Ndërsa të drejtë vote kanë pasur 52.569 votues.

Në këto rezultate mungojnë të dhënat nga dy vendvotime, njëra prej të cilave nuk është procesuar për shkak të mospërputhjeve, ndërsa në tjetrën nuk ka përfunduar ende numërimi. Rezultatet paraprake nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Top Channel