Mustafa: Të bëjmë reformën zgjedhore. Është domosdoshmëri

30/11/2016 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë një arsye më shumë për të bërë reformën zgjedhore.

Mustafa ka vlerësuar se, reforma në fjalë është e domosdoshme për të zgjidhur konsteste elektorale, sikurse ai i kryetarit të Drenasit, për mandatin e të cilit nuk vendosën qytetarët por gjykata.

“Prandaj është e udhës që të zhvillojmë një fushatë që të shpalosë vlerat demokratike të të gjitha partive dhe të të gjithë kandidatëve. Kandidatët kanë mjaft hapësirë demokratike për të thënë dhe për të shpalosur ofertat e tyre për të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

Ai është shprehur i bindur se, mundësitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë. “Unë besoj se mund të organizojmë një proces të rregullt zgjedhor në Drenas, sepse kemi dëshmuar se kemi mundësi të menaxhojmë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Dhe ne kosovarët duhet të marrim përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve”, ka shtuar Mustafa.

Top Channel