“Pavarësia” në Preshevë, shqiptarët festojnë

28/11/2016 00:00

Flamuri shqiptar në Preshevë, për këtë zakonisht shkohet në burg. Por, tani në këtë qytet ku jetojnë shqiptarët në Serbi Festa e Flamurit është pak më e lehtë. 28 nëntori gjithmonë lë një shije të keqe.

Veteranët e konfliktit të armatosur vendosin kurora lulesh.

Shqipërim Arifi, kryetar i Preshevës, thotë se kohëve të fundit qasja ka ndryshuar paksa ndaj shqiptarëve edhe pas takimeve të fundit Tiranë-Beograd.

“Kemi siguruar financime nga qeveria e Serbisë. Njëkohësisht është ndërtuar edhe një komunikim i shëndoshë mes komunave tona në Luginën e Preshevës dhe mes qeverisë e ministrive të ndryshme. Nëpërmjet kësaj qasje ne mendojmë se edhe të drejtat që na janë cunguar vite me radhë do t’i kërkojmë dhe t’i realizojmë”, shprehet Shqipërim Arifi, kryetar i Preshevës.

Shqiptarët festën e presin me gëzim, por gjithmonë ekziston droja e mbjellë ndër vite.

Shqiptarët në Serbi mund të përdorin flamurin kuq e zi, por vetëm nëse pranojnë që në të të bëjnë ndryshime dhe ta kenë flamurin e shqiptarëve të Serbisë, pak të ndryshëm nga ai i shtetit shqiptar.

Top Channel