Prishtinë, protestë për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari

24/11/2016 00:00

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë parakaluan këtë të enjte në qendër të Prishtinës, duke kërkuar drejtësi për veprimtarin e lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Dehari, 26 vjeç, vdiq në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të këtij viti, teksa mbahej për më shumë se dy muaj nën dyshimet për përfshirje në një sulm ndaj Parlamentit të Kosovës në fillim të muajit gusht.

Ky rast ka ngjallur dyshime dhe reagime të shumta për mënyrën e vdekjes së 26-vjeçarit, që sipas raportit të autopsisë ka bërë vetëvrasje.

Top Channel