28 nëntori, ditë pushimi në Kosovë

23/11/2016 00:00

Qeveria kosovare ka marrë një vendim për ta shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, e cili në Kosovë shënohet si ditë memoriale dhe jo festë zyrtare në të cilat pushohet.

“Edhe pse kjo nuk është parashikuar me ligj, kjo është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 nëntori të jetë ditë pushimi”, ka deklaruar Mustafa.

Çdo vit mijëra njerëz në Kosovë dalin në sheshe të festojnë me flamuj  kuqezi në ditën e 28 nëntorit, por kjo festë nuk është në listën e festave zyrtare, ndaj për të qenë ditë pushimi duhet çdo vit një vendim qeverie.

Top Channel