Vdekja e aktivistit, masa disiplinore për 4 persona

22/11/2016 00:00

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe detyrimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari.

Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale.

IndeksiOnline raporton se si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilit po ashtu i është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake.

Top Channel