Kosovë, shpërthim në një dyqan në Pejë

21/11/2016 00:00

Një shpërthim është verifikuar paraditen e kësaj të hëne në Pejë, në rrugën “Adem Jashari”.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur përpara një dyqani tekstilesh, ku shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.

Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar dëme të lehta trupore tre persona, ndërsa janë dëmtuar edhe dy dyqane të tjera ngjitur.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, ku pas marrjes së mjekimeve janë liruar.

Top Channel