VIDEO/Ishte heroi i Mallorcas ndaj Realit, Muriqi nuk i mban dot lotët dhe emocionet Barcelona nuk arriti të fitojë në shtëpi ndaj Malagës. Katalanasit lëshuan një mundësi të mirë për të marrë kreun dhe për të pritur të qetë derbin e Madridit që luhet të shtunën në mbrëmje.
Shifrat u fiksuan në 0-0 ndërsa gjyqtari bëri vërshëllimin e trefishtë. Lionel Messi nuk luajti për shkak se ishte sëmurë, ndërsa Luis Suarez vuajti pezullimin e kartonëve.
Njeriu i ndeshjes padyshim ishte portieri i Malagës, Idriss Carlos Kameni që u bë “mur” dhe nuk lejoi asnjë top të përfundonte mbrapa shpinës së tij. Barça madje ishte me një lojtar më pak për më shumë se gjysmë ore lojë pasi Diego Llorente u përjashtua me të kuq.
Në të 97-n edhe Carlos kishte fatin e njëjtë duke e lënë Malagën me 9 lojtarë në fushë, por as në minutat e mbetur Neymar me shokë nuk arritën të shënonin të paktën një gol.
Reali tani do të jetë më i qetë, pasi çfarëdo që të ndodhë në sfidën ndaj Atelticos, nuk rrezikon të humbasë vendin e parë.
Top Channel