FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni “Në vitin 2015 shpenzimet mujore për konsum të familjeve shqiptare ishin mesatarisht 70.766 lekë në muaj dhe kjo shifër është 1.9 për qind më e lartë se një vit më parë”, u shpreh Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e INSTAT.
Por jo të gjitha rrethet kanë nivel të njëjtë konsumi. Sipas INSTAT, Shqipëria është e pabarabartë.
“Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta për konsum në rang vendi. Një familje mesatarisht në Tiranë shpenzon 81 mijë e 710 lekë. Qarqet me shpenzimet më të ulëta janë Elbasani me 55 mijë e 670 lekë dhe Vlora me 51 mijë e 190 lekë në muaj”, tha drejtoresha e INSTAT.
Krahasuar me një vit më parë shpenzimet e familjeve për konsum janë rritur me 1.9 për qind. Por kjo nuk do të thotë se familjet shqiptare kanë konsumuar më shumë.
“Rritja e shpenzimeve e dalë nga kjo anketë është rezultat i rritjes së çmimeve. Nëse shikon inflacioni dhe rritjen në vlerë të shpenzimeve janë gati njësoj”.
Gati gjysma e buxhetit për konsum të familjeve shqiptare shpenzohet tek ushqimet dhe sipas INSTAT pesha që zënë ushqimet në konsumin e familjeve u rrit me gati 5 për qind krahasuar me 2014-ën.
Top Channel