Policia: Lavdrim Muhaxheri urdhëroi sulmet ndaj Izraelit

16/11/2016 00:00

Pak orë pas deklaratës së Thaçit, edhe Policia e Kosovës njoftoi për operacionin anti-terror që parandaloi ssulmin ndaj skuadrës së Izraelit. Në deklaratë thuhet se institucionet që mbikëqyrin elementët ekstremistë, mësuan që Lavdrim Muhaxheri u jepte urdhra personave të arrestuar për sulme terroriste në Ballkan.

Policia e Kosovës thotë se pas hetimeve me metoda të specializuara, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku te arrestuarit ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izreal.

Për policinë kosovare, grupet që do të kryenin aktet terroriste kanë qenë të ndara, por udhëzimet i merrnin nga Siria. Në Kosovë janë arrestuar 19 persona, një prej tyre shtetas maqedonas.

Gjatë ndalimit të tyre u sekuestrua edhe eksploziv ndër më të rrezikshmit, armë municione, dron, telefona celularë, kompjuterë dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

Top Channel