FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti.
“Megjithëse ambienti i jashtëm ishte sfidues, rritja reale e prodhimit kombëtar ishte 2.8 për qind vitin e kaluar dhe u përshpejtua më tej në tremujorin e parë të 2016-s”.
Por Komisioni i kërkon qeverisë të vazhdojë politikën e uljes së borxhit, për të reduktuar rreziqet e financave publike dhe ekonominë kombëtare.
Pas vitit 2011, borxhi publik ka ardhur në rritje duke kapërcyer mbi 70 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo shifër mbetet më e lartë se vendet e tjera, megjithatë, këtë vit borxhi pritet të bjerë.
Sipas Komisionit, falë edhe bashkëpunimit me Fondin Monetar, dy vitet e fundit Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar qeverisjen fiskale dhe ulur rreziqet në ekonomi.
“Në qershor të vitit 2014 u miratua një rregull fiskal, i cili detyron qeverinë të ulë borxhin vit pas viti, deri në 45 për qind të prodhimit kombëtar”.
Por veç borxhit, një tjetër burim rreziku sipas raportit mbetet niveli i lartë i kredive të këqija, i cili frenon bankat të japin kredi. Për këtë, Komisioni iu kërkon autoriteteve të vazhdojnë zbatimin e planit kombëtar për uljen e kredive të këqija dhe të inkurajojnë përdorimin më të madh të lekut në sistemin financiar.
Top Channel