FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Edhe shoqëria koncesionare ASHTA ka firmosur kontratë me OSHEE, sipas ligjit të ri, duke e transferuar detyrimin per blerjen e energjise nga KESH tek Operatori i Shperndarjes.
Me firmosjen këtë javë të Marrëveshjes së Kalimit të detyrimit për blerjen e energjisë ndërmjet shoqërisë koncesionare Energji ASHTA dhe OSHEE, përfundon një fazë shumë e rëndësishme e reformës në sektorin e energjisë elektrike, ajo e ndarjes së funksioneve për secilin operator dhe krijimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike.
Bazuar në Ligjin e ri Për Sektorin e Energjisë Elektrike të Prillit 2015 dhe në një sërë aktesh të tjera nënligjore të dala në zbatim të tij, KESH nuk do të ketë më detyrimin e caktuar arbitrarisht të blerjes së energjisë së prodhuar nga HEC-et e vegjel, por tashmë do të ushtrojë vetëm funksionet e tij naturale si prodhues energjie, duke bërë të mundur në këtë mënyrë një shfrytëzim më optimal të burimeve të tij gjeneruese.
Me ndryshimet e marrëveshjes tip të blerjes së energjisë, të miratuar nga ERE, të gjitha shoqëritë koncesionare kanë firmosur kontratat e reja me OSHEE, duke i dhënë fund kështu konfliktit të nisur nga shoqata e HEC-ve, për pasiguritë e pretenduara prej tyre me të cilat mund të përballeshin ata nga ky ndryshim i blerësit të energjisë.
Sipas Ministrisë së Energjisë, situata ka rezultuar krejt e kundërta, pasi Qeveria shleu të gjitha detyrimet e prapambetura prej 9.1 miliard lekësh që shteti i kishte këtyre koncesionarëve dhe tashmë ata po paguhen rregullisht për energjinë që prodhojnë duke ju rritur likujditetin dhe lehtësuar përmbushjen e detyrimeve për shlyerjen e kredive ndaj bankave.
Top Channel