Ross Brawn do të jetë pasuesi i Berni Ecclestone në krye të Formula 1. Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja gjermane “Bild”, sipas të cilës, Brown e ka nënshkruar kontratën që i jep atij mundësinë për të  marrë në duar frenat e këtij kampionati.

Vetëm përpara pak ditësh ish-shefi i Ferrarit dhe Mercedes kishte deklaruar se ishte i interesuar për t’u kthyer në Botërorin e Formula 1 dhe mesa duket ai do të vijë si drejtues i tij. “Ideja për të ndihmuar Formula 1 për t’u bërë një kampionat më i mirë është tunduese – kishte deklaruar 61 vjeçari për “Telegraph”.

Ross Brown që u largua nga Formula 1 në vitin 2013 pas mosmarrëveshjeve me Niki Laudan dhe Toto Wolff, shihet  si kandidati i preferuar edhe nga drejtuesit e kompanisë “Liberty Media”, që ka blerë të drejtat komerciale të këtij sporti.

Gjithnjë sipas “Bild”, kontrata e firmosur mes Brown dhe Liberty Media pritet të marrë miratimin edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, që si president ka pikërisht Jean Todt. Ross Brown e njeh shumë mirë francezin pasi ka punuar me të te Ferrari gjatë viteve të lavdishme të kësaj skuadre. Te Bild theksohet gjithashtu se ajo që nuk dihet është roli që do të ketë Ecclestone, pasi kjo marrëveshje të jetë zyrtarizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA