Prishtinë, digjen 3 automjete. S’ka të lënduar, hetohet ngjarja

30/10/2016 00:00

Tri vetura janë djegur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri një Mercedes me targa vendase dhe një Peugeot pa targa, në pronësi të dy personave.

Si pasojë e temperaturës së lartë ka filluar të digjet edhe një veturë tjetër e tipit Audi, me targa vendase, si dhe disa qepena të banesës në katin e parë.

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që njësitet policore kanë nisur hetimin e kësaj ngjarjeje.

Top Channel