Kosovë, sekuestrohen 40 kg hashash pranë pikës kufitare të Vërmicës

22/10/2016 00:00

Rreth 40 kg lëndë narkotike e dyshuar si hashash është sekuestruar nga ana e policisë pranë pikës kufitare të Vërmicës.

Bëhet e ditur se policia ka kapur edhe  personin që po e transportonte lëndën narkotike, burime nga policia bëjnë me dije se ai është Afrim Mulla nga Fushë Kruja.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se kjo sasi lënde narkotike nuk ka pasur si destinacion tregun vendas, por do të shitej jashtë.

Policia po vijon hetimet rreth këtij rasti për të zbuluar destinacionin final të drogës dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Top Channel