Tiranë, sekuestrohen armë, drogë dhe municione në Kllojkë

12/10/2016 11:30

Policia e Tiranës ka sekuestruar armë, drogë dhe municione në një operacion në fshatin Kllojkë. Uniformat blu kanë gjetur 30 kg kanabis të tharë gati për paketim, si dhe 4 automatikë  dhe 2 pushkë që ishin fshehur në disa fuçi.

Policia bën të ditur se 2 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë të shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Droga dhe armët u gjetën në një zonë të thellë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel