Miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2 % rrogat e magjistratëve, Rama debaton me opozitën deri në orët e para të mëngjesit
Papa Françesku bëri një apel për ruajtjen e ndershmërisë në botën sportive në konferencën e parë botërore të mbajtur në Vatikan. Kjo konferencë u organizua nga Këshilli Pontifikal për Kulturën i Vatikanit, Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
“Ruajtja e ndershmërisë së sportit dhe mbrojtja e kësaj fushe nga manipulimet e nga marketingu është një sfidë e madhe. Do të jetë diçka e trishtë për sportin dhe njerëzimin të shohësh humbjen e mundshme të besimit të njerëzve te rezultatet sportive”, tha Papa Françesku.
I pranishëm në këtë konferencë për sportin në Vatikan ishte edhe presidenti i IOC, Thomas Bach i cili theksoi se shpreson që kjo konferencë të shënojë fillimin e një udhëtimi për të promovuar vlerat mes besimit dhe sportit.
Më pas Papa Françesku përshëndeti dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon për të bërë më pas fotografinë e rastit me të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë.
Top Channel