Vlorë, 57-vjeçari vritet pas konfliktit për gardhin

03/10/2016 00:00

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës pasi mbeti kishte mbetur i plagosur gjatë një konflikti me fqinjin e tij në fshatin Ploç të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 pas një konflikti për gardhin që ndante tokat e dy komshinjve, Mystehak Selimaj, 54 vjeç, goditi me thikë 57-vjeçarin Ilir Kadare, i cili humbi jetën në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të plagëve të rënda të marra.

Ai u dërgua atje nga bashkëfshatarët e tij, por humbi jetën vetëm pak çaste pas mbërritjes për shkak të plagëve të rënda të marra.

Policia arrestoi në banesën e tij Selimajn si autor të dyshuar të ngjarjes.

Top Channel