Asgjësohen 12 mijë bimë kanabis në Vlorë

09/09/2016 09:40

Policia e Vlorës ka asgjësuar 12 000 bimë kanabis sativa dhe ka arrestuar një nga autorët e kultivimit.

Bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale A.K., 18 vjeç, banues në fshatin Dukat. 18-vjeçari u kap në flagrancë në një parcelë me rreth 1 600 rrënjë bimë kanabis, pranë vendit të quajtur “Majat e Gerxhinës”.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Top Channel