PS mbledh grupin: Do ta votojmë vettingun

30/08/2016 00:00

Për të unifikuar qëndrimin e Partisë Socialiste, në orën 13:00 u mblodh edhe Grupi Parlamentar Socialist, i cili diskutoi pikërisht mbi seancën e pasdites në Parlament.

Pas mbledhjes, zv.kryeministri Niko Peleshi tha se “ne do ta votojmë ligjin e vettingut dhe se ne nuk shikojmë asgjë antikushtetuese në të, sikundër deklaron Partia Demokratike”.

“Maxhoranca është në një zë dhe shpresojmë që kjo të kapë edhe opozitën. Ka patur kundërshtime, vërejtje nga opozita. Për ne nuk qëndrojnë dhe baza kushtetuese është shumë e qartë. Kemi miratuar një ndryshim kushtetues që parashikon deri në detaje mënyrën sesi do të kryhet vettingu. Tani ky është një ligj procedurial që saktëson të gjithë procedurën si do të kryejmë në mënyrë të shpejtë vettingun. Shpresoj që deri në orët e fundit të ditës të kthjellohen dhe t’i bashkohen konsensusit me frymën e të cilit u miratuan ndryshimet kushtetuese”, deklaroi zv.kryeministri Niko Peleshi.

Top Channel