Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i emigrantit shqiptar, 34-vjeçarit nga Fieri, Erion Toro, i cili humbi jetën nga tërmeti në Itali.
Familjarë dhe të afërm kanë pritur në Portin e Vlorës trupin e Toros për ta dërguar më pas në fshatin Kurjan të Roskovecit, në shtëpinë e të atit, për ta përcjellë ditën e hënë drejt banesës së fundit.
Ata shprehen disi të lehtësuar për mbërritjen shpejt të trupit, shpenzimet e të cilave u mbuluan nga shteti shqiptar.
Erion Toro është një ndër qindra viktimat që humbën jetën nga tërmeti në Itali. Ai ndodhej në shtëpi së bashku me dy vajzat dhe bashkëshorten në momentin e lëkundjeve që i morën jetën.
Dy vajzat u nxorën nga gërmadhat me lëndime, ndërsa bashkëshortja, pas një ndërhyrjeje kirugjikale ka humbur të dy këmbët. Erion Toro, djalë i vetëm në familjen e tij prej 5 anëtarësh, jetonte në Itali prej 16 vitesh, ku punonte në ndërtim.
Top Channel