Tiranë, Apeli lë në burg shefin e sigurisë së bankës që u grabit dy javë më parë

26/08/2016 00:00

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Florenc Skarrën, ish-shefin e sigurisë së një banke të nivelit të dytë që u grabit dy javë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Banka në fjalë u grabit duke çarë murin e dhomës së kasafortës së bankës. Skarra akuzohet nga prokuroria se ndonëse ka rënë disa herë alarmi i bankës, nuk ka kryer të gjitha procedurat e verifikimit të perimetrit të brendshëm dhe atij të jashtëm të bankës.

Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet edhe për drejtorin e filialit të bankës, Luigj Gjonaj, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së parë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj.

Top Channel