Dibër, Shehu: Vendimi im i parë do të jetë ulja e taksave

21/08/2016 10:30

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie të Dibrës, Sherefedin Shehu, u takua me tregtarë të Peshkopisë. Ai ka theksuar se ka qenë gjithë kohen një zë aktiv kundër rritjes së taksave, sigurimeve shoqërore dhe ka denoncuar gjobat korruptive ndaj biznesit.

“Unë jam për taksa të ulta sepse ajo është e vetmja mënyrë për ju që të siguroni jetesën dhe këtë kam kërkuar deri tani. Do të vij që të zbatoj programin për taksat e ulëta. Ne këtë e kemi edhe filozofi partie, jo vetëm unë si individ. Unë jam përpjekur me punën time në Parlament që t’i ulim, por këta nuk dëgjojnë”, deklaroi Shehu.

Puna e parë në bashki do të jetë ulja e taksava, u tha zoti Shehu tregtarëve, pasi për të kryesorja është t’u krijosh mundësi jo vetëm që të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për veten, por edhe të hapin vende pune.

Investime që hapin vende pune, ulje e taksave dhe mbështetje për fermerët janë prioritetet e shpallura nga kandidati Sherefedin Shehu për Dibrën.

Top Channel