SHBA, tornado të fuqishme në Indiana

16/08/2016 00:00

Ditët e fundit, në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjen pemë të rrëzuara përtokë, makina të kthyera përmbys, rrugë të mbuluara me ujë apo shtëpi të shkatërruara.

Tornado të fuqishme kanë përfshirë shtetin. Erëra me shpejtësi të lartë dhe shira të shumtë që kanë shkaktuar përmbytje të rënda të cilat kanë shkatërruar pamjen paqësore të Indianës.

Pete Buttigieg, kryetari i Bashkisë së Indianës, tha: “Mbrëmja e kaluar ka shënuar rekordin e shirave, kryesisht në pjesën jugore. Zona të mëdha janë përmbytur. Por lajmi më i keq është se do të ketë më shumë shira sipas parashikimit të motit”.

Ndërsa Moska përjetoi përmbytjet më të rënda të viteve të fundit, mjeshtrat e sërfit e shfrytëzuan këtë moment për të shpalosur talentin e tyre, duke ushtruar sportin në rrugët e Moskës të përmbytura nga shirat.

Nga ana tjetër, shoferët kërkonin mundësinë për të parkuar makinat e tyre në pjesë të larta të qytetit. Niveli i përmbytjeve nga shirat ka thyer rekordin e 130 viteve të fundit në kryeqytetin e Rusisë.

Top Channel