Shpërthim në një kazermë ushtarake në Bolivi, të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur Një në katër gra që jetojnë në zonat minerare të pasura me platin në Afrikën e Jugut është përdhunuar të paktën një herë në jetën e saj.
Studimi i fundit nga organizata bamirëse Mjekësore MSF thotë se rezultatet ishin tronditëse, por jo të pazakonta për Afrikën e Jugut.
Rreth 800 gra të moshës 18-49 vjeç janë përdhunuar, por vetëm 5% e tyre kanë denoncuar në polici.
Hulumtimi gjithashtu nxori në pah se një numër shumë i vogël i këtyre grave ishin të vetëdijshme sesi parandalohet shtatëzania dhe virusi HIV.
Zona e Rustenburg është shtëpia e shumë komuniteteve të varfra. Studimi tregon se papunësia është tepër e lartë dhe integrimi i grave në shoqëri në Afrikën e Jugut është tepër i vështirë.
Studimi u publikua në përvjetorin e katërt të vrasjes së punëtorëve nga policia në minierën e Marikanas në komunën Rustenburg. Tridhjetë e katër njerëz humbën jetën në atë që u cilësua si dhuna më e keqe në Afrikën e Jugut në 20 vitet e fundit.
Top Channel