Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi në rrugën e “Zall Herrit” në Bovillë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës dhe dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht.
Bëhet i ditur se emri i viktimës është Denis Hala, ndërsa banorët e zonës kanë deklaruar se nuk e njohin.
Banorë të zonës kanë njoftuar policinë për ngjarjen dhe menjëherë në ka shkuar ambulanca, por edhe forca të shumta të policisë, forca zjarrfikëse kanë shkuar për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit të 32-vjeçarit.
Policia theksoi se terreni në vendin e ngjarjes është i vështirë dhe i thyer, kështu që përpjekjet për nxjerrjen e të riut, kanë vijuar deri rreth orës 18:00 të pasdites.
Pas shumë vështirësive për shkak të terrenit të thyer, me ndihmën edhe të helikopterit të Ministrisë Shëndetësisë 32-vjeçari u nxor dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku fatkeqësisht nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti që i mori jetën të riut.
Top Channel