Ajo sapo ka pushtuar kopertinën e muajit shtator të revistës “Vogue”, por Kendall Jenner tregon përsëri se përse mbetet një prej top modeleve më në zë të botës, teksa ka vizituar Karaibet gjatë kësaj jave.

Supermodelja 20-vjeçare tregoi edhe njëherë linjat e saj perfekte me anë të një bikini ngjyrë vishnje, ndërkohë që kishte shkuar për t’u bashkuar me të motrën Kylie në “Turks dhe Caicos” për të festuar 19-vjetorin e saj.

Motrave me mbiemër të ndryshëm të Kim Kardashianit iu bashkuan më pas edhe disa prej modeleve të tjera, përfshi këtu Bella Hadid dhe Hailey Baldwin, por sido që të shkonte “gara e padeklaruar”, Kendall duket se ka rrëmbyer sytë e të gjithëve, duke lënë disi në hije të tjerat.

Vajza që përfundon muajin e ardhshëm në kopertinën e “Vogue” e kaloi kohën sa duke u shtrirë në plazhet ranore të Karaibeve, aq edhe duke luajtur mbi një jaht me shoqet e saj modele.

FOTO GALERI
2/26

Top Channel