Edhe pak pushime për Cesc dhe Daniella
10/08/2016 00:00
Cesc Fabregas dhe bashkëshortja e tij po u japin dorën e fundit pushimeve para se të nisë sezoni i ri i Premier Ligës.
Mesfushori i Chelsea-t dhe Daniella Semaan u fotografuan në Fromentura ditën e martë dhe nëse në fushë është Fabregas ai që tërheq vëmendjen, jashtë saj është partnerja e tij.
Edhe pse e veshur më shumë se zakonisht në plazh, Daniella ishte gjatë gjithë kohës në vëmendjen e pushuesve dhe të fotograëve, sidomos kur tregonte një përkujdesje të veçantë për futbollistin 29-vjeçar.
Top Channel