Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa ka akuzuar këtë të hënë kryeministrin Rama se po zmadhon gjithnjë e më shumë përmasat e aferës së stadiumit “Qemal Stafa”.
“Grykësia e Edi Ramës, me aferën e stadiumit “Qemal Stafa”, nuk ndalet. Pak ditë më parë, ai ka vendosur të shtojë edhe 2.800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdisshme të Tiranës. Edhe 2.800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli. 2.800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama”, ka deklaruar Zhupa.
Zëdhënësja ka treguar edhe vendimin e qeverisë, ku 2.800 metra katrorë pronë e bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, “për aferën më të madhe financiare të kryeministrit”.
“Ndërsa mban të fshehtë pikën kryesore të kontratës dhe nuk bën transparencë se si i ka ndarë metrat, sa ka lënë për qytetarët, për sportin e sa për qendrën e tij të madhe të biznesit, Rama shkon edhe më larg e vendos të kafshojë edhe 2.800 metra tokë në mes të Tiranës për interesat e tij financiare”, ka vijuar Zhupa.
Ajo ka nënvizuar se, PD nuk e njeh këtë “babëzi të pashoqe” dhe kur të vijë në pushtet do ta anulojë atë.
“Edi Rama nuk do të bëhet pronar i përjetshëm i dhjetëra mijëra metrave katrorë në zemër të Tiranës. Prona do t’i kthetet qytetarëve dhe llogaritë e Ramës me miliona euro për metra katrorë do të bëhen nul. Do të ketë stadium ku prioritet do të kenë sporti dhe spektatori e ku do të respektohen standardet më të larta olimpike. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Zhupa.
Top Channel