Durrës, bllokohet motori i ujit, shkeli distancën e sigurisë në plazh

06/08/2016 00:00

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara nga Policia Kufitare për zbatimin e rregullave nga mjetet lundruese, si dhe pas denoncimit të disa qytetarëve, pasditen e së shtunës u bllokua një motor uji në Durrës.

Sipas Policisë Kufitare të Durrësit është bllokuar një mjet lundrues që shkeli distancën e sigurisë në plazh, ndërsa është ndëshkuar me gjobë shtetasi S.M., i cili kishte në përdorim motorin e ujit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 së të shtunës, pasi Policia Kufitare e Durrësit u njoftua për rastin dhe pasi shkuan në vendngjarje, identifikuan mjetin që lëvizte jashtë zonës së lejuar për lundrim argëtues dhe morën masat.

Policia fton edhe njëherë drejtuesit e mjeteve lundruese të respektojnë rregullat, si dhe pushtetin vendor të ndihmojë në krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për pushuesit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel