‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Pas ndjekjes nga policia britanike, një makinë që drejtohej nga një trafikant shqiptar droge, përplas makinën e tij me disa dyqane në lagjen Crouch End në veri të Londrës.
Detektivët britanikë po survejonin gjatë një operacioni antidrogë grupin kriminal shqiptar, kur njëri prej tyre, shoferi i makinës që përplaset, në janar të këtij viti i dorëzon një valixhe një bashkëpunëtori të tij që merr një taksi, ku gjendeshin 12 kg kokainë. Kur policia i kërkoi shqiptarit që drejtonte makinën me të cilën kishte sjellë drogen që të ndalonte, ai largohet me shpejtësi nga vendngjarja dhe pas ndjekjes nëpër rrugët e Londrës si nëpër filma, trafikanti shqiptar nga shpejtësia e madhe humb kontrollin e makinës dhe e përplas atë me disa dyqane, ku fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë, edhe pse dyqanet pësuan dëmtime mjaft të mëdha.
Shqiptari pas përplasjes largohet me vrap, por qentë e policisë arritën ta kapin atë në afërsi të vendit të përplasjes dhe i gjejnë edhe 21 kg të tjera drogë.
Ndërkohë, nga bastisjet në banesën e tij, policia zbuloi edhe 16.5 kg kanabis dhe një armë automatike “scorpion” me silenciator. Shqiptarët kanë marrë dënime që shkojnë nga 8 deri në 25 vjet burg. Sipas kryedetektivit Raines të Policisë Metropolitane, “ky rrjet kriminal furnizonte sasira të mëdha droge në Londër dhe droga e kapur kishte një vlerë prej 6.4 milionë sterlinash”.
Top Channel