Paloka reagon për statusin e Ramës

02/08/2016 00:00

Statusit të kryeministrit Edi Rama i ka kthyer përgjigjie kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Paloka ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat.
 
“E ke kompleks çështjen e babait dhe djalit, prandaj e përdor pa kriter. SHQUPI ta SHQEPI dy herë. E treta e vërteta”, shkruan ai.

Më herët, Rama iu përgjigj përmes Facebook-ut deklaratës së Lulzim Bashës për qeveri teknike si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas tij. Kryeministri e përjashton këtë mundësi në postimin e vet.

“Kjo qeveri ka një mandat 4-vjeçar”, shkruan ndër të tjera ai.

Top Channel