Sarandë, arrestohet autori i plagosjes me thikë të një 30-vjeçari

31/07/2016 19:00

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:40, në lagjen nr.1 të Sarandës, një person ka goditur me thikë shtetasin me iniciale L.P., 30 vjeç, i cili për pasojë ndodhet në Spitalin e Sarandës duke marrë mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, pas goditjes që i ka shkaktuar të dëmtuarit, dyshohet se autori i ka vjedhur edhe një sasi parash prej 630 eurosh dhe është larguar menjëherë.

Policia e Sarandës, gjatë hetimeve të menjëhershme në ndjekje të rastit, ka bërë të mundur identifikimin,  kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, i cili rezulton të jetë shtetasi 28-vjeçar Geart Çoçka, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.4 Sarandë, pranë banesës së tij.

Top Channel