‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Milotit.
Dy automjete janë përfshirë në aksident në hyrje të Rrugës së Kombit në orët e mëngjesit të së shtunës. Në aksident janë përfshirë mjetet tip Nissan me targa shqiptare AA316IV dhe mjeti tip Opel targa të Kosovës, 07-689-AN.
Përplasja ka qenë fatale për një 70-vjeçare me inicialet G.F., pasagjere në mjetin Nissan dhe banuese në Tiranë, e cila ka ndërruar jetë, ndërkohë që pesë të plagosurit janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Nga dyshimet paraprake besohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të njërit prej dy mjeteve të përfshirë në përplasje.
Top Channel